Dhjetra studentë i kanë dërguar mbrëmjen e djeshme mesazhe në Ëhatsapp kryeministrit Edi Rama.
Shumë prej tyre i kërkonin atij zgjidhje e kërkesave të tyre, ndërkohë që njëri e ka pyetur dhe sesi do të bëhet me Thanas Xhillarin, ish burri i Linda Ramës, që sipas tij merr 600 euro për provim.
Ndërkohë që kryeministri i shkruan studentit se unë ju përgjigjem vetëm njerëzve jo materieve bilogjike të degraduara, duke mos i kthyer një përgjigje konkrete.
Studenti: Përshëndetje zoti Rama, po me Thanas Xhillarin te FSHN si i bëhet që kërkon 600 Euro për provim? Të lutem kthe një përgjigje!
Edi Rama: Unë këtu ju përgjigjem njerëzve jo materieve bilogjike të degraduara. Dhe lutem për prindërit e tu që të kanë çuar në shkollë e ua ke kthye investimin në biodegradim.
Sms-të që studentët kanë dërguar janë bërë publike nga faqja Universiteti Info.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/