VIDEO/ Polici presion brenda Fakultetit, filmon studentët në mënyrë të paligjshme

VIDEO/ Polici presion brenda Fakultetit, filmon studentët në mënyrë të paligjshme

121
0
Shares

Një prani mjaft e madhe e punonjësve të policisë janë parë dy ditët e fundit në mjediset e fakulteteve, gjë e cila përbën shkelje të ligjit. Rasti më i fundit është denoncuar në Fakultetin e Shkencave Sociale, ku një polic, është filmuar duke ushtruar dhunë përmes kësaj forme të komunikimit joverbal, në këtë rast filmimit.

Me këtë veprim, Polici ka shkelur me të dyja këmbët ligjin nr. 80 për Arsimin e Lartë ku thuhet:

“Ndërhyrja e organeve të rendit publik në mjediset akademike bëhet me kërkesën ose lejen e titullarit të institucionit të arsimit të lartë.

Vetëm në rastet e kryerjes së një vepre penale flagrante, në rastet e fatkeqësive natyrore dhe gjendjes së jashtëzakonshme, organet e rendit publik kanë të drejtë të ndërhyjnë edhe pa lejen e titullarit të institucionit të arsimit të lartë”.

Kur policia shkel hapur dhe qëllimisht ligjin dhe prish rendin publik, u mbetet studentëve t’i rivendosin ato duke përzënë policët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY