FOTO/Gjirokastra drejt bllokimit nga dëbora, deputeti: Shtabi i emergjencës as dëgjohet dhe...

FOTO/Gjirokastra drejt bllokimit nga dëbora, deputeti: Shtabi i emergjencës as dëgjohet dhe as ndjehet

104
0
Shares

Reshjet e dëborës kanë mbuluar një pjesë të mirë të vendit, ku trashësia ka arritur disa centimetra.

Qarku i Gjirokastrës është një ndër më problematikët, ku ende nuk ka ndërhyrje të autoriteteve për të sistemuar situatën.

Deputeti i kësaj zone, Tritan Shehu ka dhënë informacione lidhur me gjendjen e krijuar, ku pohon se strukturat shtetërore përgjegjëse janë inekzistente dhe nuk ka asnjë borë pastruese në rrugën nacionale nga Memaliaj në Qafë Muzinë.

Ndërkohë janë 30 fshatra të cilat janë të bllokuara nga dëbora.

Informacioni i plotë i deputetit:

Qarku i Gjirokastres drejt i bllokimit e paralizimit te plote.
Strukturat shteterore pergjegjese jane inekzistente!
Shtabi i emergjences as qe degjohet apo ndjehet!

Policia nuk ben asnje komunikim, njoftim apo paralajmerim per qytetaret e udhetaret.
Rruga nacinale nga Memaliaj ne Qafe Muzine pothuajse e pa komunikueshme, me nje nivel te bores prej reth 35 cm.
Po keshtu dhe drejtimi per Permet.

Per komedi vetem nje mjet i vogel pastrues duket diku, ndersa situata kerkon reagime e masa energjike.
30 grupe te tera fshatrash si Zagorise, Lopesi, Kurveleshit, Pogonit, Frasherit etj, jane te bllokuara dhe askush nuk interesohet.

As edhe nje mase apo keshille per blegtorine e ketij Qarku, e cila po kalon momente shume te veshtira.
Dhe bora po vazhdon te bjere, ndersa mungojne krejtesisht reagimet perkatese stabilizuese.
Po kush t’i realizoje keto, nje Qeverisje ne shkermoqe si kjo…!?

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY