FOTO/Studentët i kërkojnë përgjigje, Rama merret me mesazhet e WhatsApp-it

FOTO/Studentët i kërkojnë përgjigje, Rama merret me mesazhet e WhatsApp-it

187
0
Shares

Kryeministri Edi Rama vazhdon të flasë nëpërmjet postimeve në Twitter, aty ku kursen as komentet për studentët.

Teksa studentët janë duke protestuar dhe ditën e sotme, duke kërkuar përgjigje nga kryeministri, ky i fundit u ka kthyer përgjigje në rrjetet sociale.

Rama shkruan se deri në 3 të mëngjesit ka marrë qindra mesazhe nga studentë në lidhje me pretendimet për Vendimet e Këshillit të Ministrave për kërkesave të tyre.

Deri në 3 të mëngjesit mbrëmë me qindra studentë që më mësynë whatsapinMesazhe lloj-lloj, nga më vulgaret tek më prekëset dhe edhe jo pak për të qeshur me zëShumë thoshin s’kanë dalë VKM në Fletore ZyrtarePor mjafton një klik http://qbz.gov.al dy sy për të parë. E dyta që përsërisnin shumë prej tyre, mesa duket me porosi nga nondaja, ishte fjalia kur do plotesosh kërkesat! Kërkesat do plotësohen sipas afateve të publikuara dhe sipas zotimit brenda janarit do publikohet edhe Pakti për Universitetin, që shkon shumë përtej kërkesave. Dhe e fundit për sa më ra më shumë në sy në atë dialog të pazakonshëm me lloj-lloj profilesh e pa asnjë lloj dorashke, siç më pëlqen mua,ishin ankesat e pafundme për pengmarrësit që nuk lënë shumicën të bëjë mësimKjo është e papranueshme e mund ta shtyjë mësimin në verë☹️”, shkruan Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY