Rekord përdorimi të portalit qeveritar e-albania gjatë dhjetorit, ku vihet re një tendencë e njëjtë e të gjithë vitit për shërbime si cerfikata që nuk jepen më pranë zyrave të gjendjeve civile, ndërsa edhe kërkesat për aplikime për kartë ID dhe pasaportë kanë qenë më të përdorura këtë muaj.
Sipas burimeve edhe pranë degëve të ndryshme të Postës Shqiptare, këtë fillim janari ka një mungesë në treg të kuponave për karta identiteti dhe pasaporta, nga fluksi i lartë i kërkesave në fundvit.
Portali e-albania ka publikuar statistikat e fundit, sa i përket vizitave, shfletimin e shërbimeve, aplikimet e përfunduara, të cilat janë të aksesueshme dhe të përdorshme nga çdo vizitor apo përdorues i regjistruar i tij, duke ofruar një panoramë më të mirë të raportit shërbim elektronik – aplikim – përdorues.
Sipas shifrave të bëra publike, numri total i shërbimeve të marra nga ky portal ishte 1,498,799 nga ku në faqen zyrtare vijojnë të dominojnë kërkesat për shërbime, ndjekur nga njohja me pagesën e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore. E njëjta tendencë është ndjekur edhe në shërbimet e kërkuara nga aplikacioni mobile i e-albania. Vetëm të regjistruarit e rinj ishin më shumë se 17 mijë, çka thekson një përdorim të larta gjatë muajit të fundit të vitit.
Sipas të dhënave që përfshijnë 1-31 dhjetor, vihet re një kërkesë e lartë për disa shërbime të Ministrisë së Jashtme, si karta identiteti dhe pasaporta.
Edhe cerfikata familjare mbetet në shërbimet më të përdorura në portal, ndjekur më pas me kontrollin e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore për individin. /Monitor
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/