Vrasja makabre në Ballsh, flet Kryebashkiaku: Vëllai i dy motrave pësoi vdekje...

Vrasja makabre në Ballsh, flet Kryebashkiaku: Vëllai i dy motrave pësoi vdekje klinike

319
0
Shares

Detaje të reja mësohen nga ngjarja që tronditi Ballshin disa ditë më parë, ku Gazmend Musta vrau gruan dhe kunatën e tij në sy të fëmijëve të mitur.

Ngjarja e rëndë ka tronditur familjarët të cilët e kanë përjetuar keq humbjen e tyre. Kryebashkiaku i  Ballshit ka treguar për mediat gjendjen në të cilën ndodhen aktualisht dy fëmijët e çiftit të mitur, të cilët ishin në banesë gjatë kohës kur Gazmend Musta masakroi me thikë nënë e tyre dhe tezen.

Agron Kapllanaj tha se pak pas krimit, Gazmendi i kishte çuar fëmijët të dy në polici, ndërsa këta të fundit u trajtuan nga një punonjës social dhe psikolog dhe me pas u dërguan ne fshatin SOS. Po ashtu kryebashkiaku tregon se bashkia ka mbuluar një pjesë të shpenzimeve të funeralit për dy motrat.

Mësohet se vëllai i dy vajzave kishte pësuar vdekje klinike pasi ishte ndjerë keq gjatë ceremonisë mortore të dy motrave të tyre.

Vëllai i dy viktimave ka pësuar vdekje klinike gjatë varrimit dhe më pas u shoqërua urgjent në spital. Falë Zotit ai sot është mirë. Babai i tyre është në gjendje të rëndë, pasi ka qenë dhe i sëmurë. Ne jemi munduar që dhe do të vazhdojmë t’ju qëndrojmë afër, duke i ndihmuar edhe nga ana ekonomike që t’i heqim një pjesë të shpenzimeve të funeralit”, tha kryebashkiaku.

Gazmend Musta i vrau me thikë motrat, pasi nuk pranonte dot që gruaja e tij të shkonte pranë prindërve të saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY