Skadimi i kartave të identitetit, Lleshaj kujton qytetarët

Skadimi i kartave të identitetit, Lleshaj kujton qytetarët

217
0
Shares

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka rikujtuar dhe njëherë qytetarët për të mos neglizhuar rifreskimin e kartave të identitetit pasi ato skadojnë.

Lleshaj shpjegon rëndësinë që ka ky proces duke treguar më tej mënyrën sesi mund të informohen për ndryshimet.

Deri në datën e zgjedhjeve, shqiptarët kanë afro 6 muaj kohë për t’u pajisur me letërnjoftimet e reja, pasi në të kundërt nuk do të munden të votojnë.

POSTIMI I PLOTË

Pajisja me kartat e identitetit dhe pasaportat e reja për shumë qytetarë, të cilëve ato u skadojnë në gjysmën e parë të vitit 2019, është një prioritet i rëndësishëm. 

Qytetarët duhet të informohen për datën e skadimit të dokumenteve, pasi me të lidhet fati i shumë shërbimeve të rëndësishme. 

Zyrat e Gjendjes Civile janë në dispozicion për të informuar dhe ndihmuar qytetarët.

Neglizhenca për të kryer detyrimin e pajisjes me dokumentet bazë të identifikimit mund të krijojë probleme për marrjen e shumë shërbimeve të rëndësishme, që nga udhëtimet jashtë vendit e të tjera.

Institucionet do të kushtëzojnë dhënien e shërbimeve, për personat që janë në muajt e fundit të vlefshmërisë së dokumenteve, me paraqitjen e vërtetimeve mbi aplikimin për dokumentin e ri.

Ndaj lutem, verifikoni dokumentet e identitetit dhe mos harroni t’i bëni shërbimin e duhur vetes!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY