DETAJE/Kontrolli rutinë në aeroport nxjerr zbuluar vrasësin shqiptar

DETAJE/Kontrolli rutinë në aeroport nxjerr zbuluar vrasësin shqiptar

242
0
Shares

Një shqiptar i cili ishte dënuar për vrasje në Shqipëri është arrestuar nga policia italiane, falë një kontrolli rutinë në aeroport.

Mediat italiane raportojnë se 37-vjeçari kishte shkuar me pushime në Stamboll për një javë. Pasi kishte zbritur në aeroport, policia ushtroi kontroll rutinë ndaj tij mëngjesin e së dielës.

Shqiptari i ka dorëzuar një dokument që e identifikonte si shtetasin A.H., 38 vjeç,  me shtetësi kosovare, por pas kontrollit të detajuar u shfaqën identitete të tjera, ku doli se ishte një person i kërkuar nga Interpoli.

Policia e çoi në komisariatin e aeroportit dhe i morën shenjat e gishtërinjve: baza e të dhënave siguroi një emër, moshë dhe shtetësi të ndryshme. Në fakt u zbulua se bëhej fjalë për shtetasin K. D., 37 vjeç me origjinë shqiptare. Ai kërkohej nga Interpol që prej vitit 2004 dhe se në bitin 2008, Gjykata e Tiranës e ka dënuar në mungesë me 20 vjet burg për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.

Shqiptarin e priste në aeroport bashkëshortja e tij italiane. Mediat shkruajnë më tej se çifti jetonte në Itali prej 11 vjetësh me dokumente të rregullta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY