Meta: Pse nuk e firmosa menjëherë dekretin për shkarkimin e Bushatit

Meta: Pse nuk e firmosa menjëherë dekretin për shkarkimin e Bushatit

126
0
Shares

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ftuar sot në emisionin “A Show” të gazetarit Adi Krasta në News 24 ka sqaruar arsyen pse nuk e firmosi menjëherë propozimin e kryeministrit Rama për shkarkimin e Ditmir Bushatit nga detyra e ministrit të Jashtëm.

 

PJESË NGA INTERVISTA

Gazetari: Shkarkimi i ministrave nga kryeministri shkaktoi menjëherë diskutim në publik dhe publiku po pret përgjigjen tuaj praktikisht gjatë këtyre orëve që ne kemi njoftuar për programin në raport me mosdekretimin e zotit Bushati dhe në pritshmëri, çfarë do të ndodhë në raport me dekretimin e zotit Cakaj? Zoti President i Republikës, përse nuk e dekretuat ju zotin Bushati?

Presidenti Meta: Dua t’ju siguroj që edhe në këtë rast Presidenti i Republikës do t’i përmbushë të gjitha detyrimet e tij kushtetuese dhe ligjore për t’iu përgjigjur vullnetit të kryeministrit, gjithmonë, në interes të respektimit të Kushtetutës dhe të respektimit të ministrit, si institucion kushtetues. Në këtë drejtim besoj se u përgjigja menjëherë në lidhje me ministrat, pra me dekretimin e lirimit të tyre, përveç ministrit të Jashtëm, dhe me emërimin e të gjithë deputetëve apo figurave të njohura politike në post ministri, të cilët për arsye të pozicioneve të tyre publike, i kanë kaluar disa filtra në të kaluarën.

Lidhur me pjesën tjetër, ata që janë emra të rinj, kanë nevojë t’u nënshtrohen verifikimeve përkatëse. Përsa i takon ministrit të Jashtëm do të bëj një sqarim: Mendoj se ky është një pozicion tepër i rëndësishëm dhe delikat. Çdo pozicion ministri është i tillë, por arsyet rreth përfshirjes së Shqipërisë në disa iniciativa mjaft të rëndësishme si në Trojkën e OSBE-së, në…

Gazetari: Institucioni duhet të ketë një lloj vazhdimësie…

Presidenti Meta: … vazhdimësie, për arsye të integrimit europian dhe për çdo gjë tjetër. Dhe mendoj se Shqipëria nuk duhet të jetë për asnjë sekondë pa ministër të Jashtëm.

Gazetari: A mund të mendohet, mund të sugjerohet që mosdekretimi i shkarkimit të zotit Bushati nuk ka lidhje me të personalisht, por ka lidhje me faktin që do të ketë një ‘vetting’ më të gjerë e më të kujdesshëm ndaj ministrit të propozuar Cakaj?

Presidenti Meta: Nuk ka të bëjë me këtë çështje, por ka të bëjë me pozicionin e ministrit të Jashtëm që është një pozicion më delikat. Ky proces do të kërkojë kohën e vet, që nuk varet nga Presidenti i Republikës, por nga përgjigjja e institucioneve, të cilave u jemi drejtuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY