Denoncimi i studentit: Si vajza e deputetit të PS tentoi të ndalte...

Denoncimi i studentit: Si vajza e deputetit të PS tentoi të ndalte protestën

171
0
Shares

DNjë student ka denoncuar publikisht vajzën e deputetit socialist Pjerin Ndreu, e cila sipas tij, ka tentuar të ndalojë zhvillimin e protestës së sotme.

Në një lidhje direkte për mediat, studenti tregoi se vajza e deputetit socialist ka tentuar përmes rrjeteve sociale dhe nëpërmjet njohjeve të veta që të organizojë një festë, por nuk ja doli.

”Vajza e Pjerin Ndreut, deputeti të PS të qarkut Lezhë, ka tentuar që këto ditë përmes rrjeteve sociale të bënte një koncert te Politekniku por s’ja doli. Ne se hamë sapunin për djathë. S’do bëjmë siç bën Lali Eri, kur fton dikë në koncert. Thirrja jonë për bojkot total, ka bërë që shumë studentë nga rrethet mos të vijnë në Tiranë. Ne kishim sot një axhendë, që të mblidheshim në orën 8-10 tek fakultetet. Më pas në 10 do mblidheshim para Kryeministrisë. S’e çfarë do ndodh më pas, kjo do të jetë spontane. Shpresojmë që kryeministri Edi Rama të reflektojë dhe të dojë Shqipërinë”, tha studenti.

Studentët vazhdojnë ende të qëndrojnë para godinës së Kryeministrisë ndërkohë që premtojmë se do të ketë supriza në vijim.

LIVE – Rikthehet protesta e studentëve!

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Lundi 7 janvier 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY