Pas shumë debateve, Ardit Gjebrea paralajmëron ndryshime, ja ç’do të ndodhë tani

Pas shumë debateve, Ardit Gjebrea paralajmëron ndryshime, ja ç’do të ndodhë tani

270
0
Shares

Në festivalin ‘Kënga Magjike’ shpesh janë krijuar debate të forta për shkak të formulës së votimit mes artistëve.

Në disa raste pjesë e këtyre debateve është bërë edhe drejtuesi i festivalit, Ardit Gjebrea, duke e akuzuar se dhe ai ndikon në votimet e artistëve, pavarësisht se janë vetë ata që zgjedhin fituesin me anë të pikëve.

Siç duket ka pakënaqësi jo vetëm për zgjedhjen e fituesit, por edhe për këngëtarët që kalojnë në natën finale. Për të mos krijuar më asnjë lloj kontestimi, Gjebrea ka vendosur që vitin tjetër të ketë ndryshime në votime.

Ai ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi të Kanitës duke kënduar këngën e saj me të cilën mori pjesë në edicionin e 20-të të ‘Kënga Magjike’. Arditi ka treguar se nëse do të merreshin parasysh votat e publikut, Kanita do të kishte kënduar edhe në natën finale.

Për këtë arsye ai ka treguar se do të ndryshojë tërësisht formula e përzgjedhjes së këngëtarëve për finalen. “Edicioni i 21 do të vijë me ndryshim në votime: Këngëtarët+vota e publikut në internet+vota e jurisë ‘New Artist’”, –  ka shkruar Gjebrea.

Ky ndryshim me siguri do të mirëpritet nga gjithë artistë, duke qenë se dhe këtë vit u hodhën disa ide për ndryshimin në votim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY