Kur do jetë dita më e ftohtë në Shqipëri, ja paralajmërimi i...

Kur do jetë dita më e ftohtë në Shqipëri, ja paralajmërimi i meteorologëve

332
0
Shares

Viti ka nisur me mot të acartë dhe temperatura të ulëta.

Ditën e hënë fillon shkolla, e duke qenë se e hëna dhe e marta, sipas sinoptikanëve do të jenë ndër ditët më të ftohta të janarit, fëmijët rekomandohet të vishen në mënyrë të përshtatshme për të përballuar të ftohtin.

Meteorologët thonë se janari është i ftohtë, si pasojë e ardhjes së masave ajrore me origjinë polare, që kanë ndikuar deri në detin Mesdhe.

“15-ditëshi i parë i janarit do të jetë i ftohtë, me temperatura të ulëta në vlera negative, e me reshje të pakta. E shtuna ishte dita më e ftohtë e muajit, me temperatura -13 gradë Celsius dhe në zona të caktuara -14 gradë. Gjatë 15-ditëshit të dytë do të kemi më shumë reshje shiu dhe dëbore, por temperaturat do të vijnë drejt vlerave normale të dimrit, -5, -6 gradë”, thotë Adiola Bani, meteorologe.

Sa i përket javës që vjen, që shënon edhe nisjen e shkollës pas pushimeve dimërore, sinoptikanët bëjnë këtë parashikim.

“E hëna do të jetë e ftohtë, me temperatura nga -9 më e ulëta në 7 gradë më e larta. Ndërsa e marta, që do të jetë dita më e ftohtë e javës që vjen, temperatura do të jetë -11 gradë Celsius në Peshkopi dhe Ersekë. Të mërkurën do të kemi ardhjen e një sistemi vranësirash drejt vendit tonë, që do të sjellin reshje dëbore, pasi mbetemi në vlera negative. Temperaturat do të vijnë duke u rritur deri ditën e premte”, tha më tej Adiola Bani per Top Channel.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY