Deputeti i PD-së: Kupa është mbushur, nesër t’i japim lamtumirën e fundit...

Deputeti i PD-së: Kupa është mbushur, nesër t’i japim lamtumirën e fundit qeverisë

116
0
Shares

Edhe sot banorët e Unazës së Re kanë dalë në protestë. Në mbështetje të tyre ishin edhe deputetë të opozitës, të cilët i bënë thirrje qytetarëve që nesër të bashkohen në protestë me studentët.

Deputeti Klevis Balliu tha se ka ardhur koha që kësaj qeverie t’i japim lamtumirën  e fundit.

Balliu: Edi Rama dhe qeveria e tij, e cila nuk denjon të dëgjojë dhe nuk pranon korrupsionin që ka bërë, të ketë të qartë një gjë, që siç kanë vuajtur nënat shqiptare për largimin e djemve të tyre, njësoj siç po vuajnë sot ata qytetarë, me të njëjtën monedhë do tja kthejnë kësaj klike mafioze të Ramës dhe narkotrafikantëve si Edmond Bego.

Sot qeveria shqiptare është kthyer në qeveri familjare, ku miqtë bëhen ministra, ka ardhur momenti që ne ti kthejmë një përgjigje kësaj mazhoranca, ti japim shuplakën e merituar.

Do ti kërkoja çdo kujt nesër ti bashkohet edhe protestës së studentëve dhe do ti kërkoja studentëve që ti bashkohen protestës suaj sepse armiku juaj është Edi Rama.

Ka ardhur fundi, kupa është mbushur dhe është koha t’i japim përgjigjen e merituar dhe jam i sigurt që ju me energjinë tuaj dhe më të bashkuar se kurrë me minatorët, naftëtarët dhe studentët ta vini përpara drejtësisë Ramën dhe prokuroren. Nesër të gjithë para kryeministrisë për t’i dhënë lamtumirën e fundit qeverisë së rilindjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY