Pas 20 vitesh martesë, milioneri zbulon se djemtë nuk janë fëmijët e...

Pas 20 vitesh martesë, milioneri zbulon se djemtë nuk janë fëmijët e tij

505
0
Shares

Një milioner ka fituar dëmshpërblim  prej 250,000 dollarësh nga ish-gruaja e tij pasi e zbuloi tradhëtinë e saj për gati dy dekada, ndërkohë që besonte se ai ishte babai i tre djemve të saj.

Richard Mason mësoi se Kate Mason e kishte gënjyer në lidhje me atësinë kur mjekët i thanë se ai kishte qenë jopjellor që kur lindi. Ai bëri zbulimin befasues kur u diagnostikua me fibrozë cistike dhe kuptoi se nuk mund të lindte fëmijë natyrshëm.

Dokumentet ligjore të shikuara të dielën zbulojnë se zonja Mason deklaroi një interes të papritur për judaizmin kur ajo mbeti shtatzënë.Ajo gjithashtu kishte këmbëngulur që të tre fëmijët të kishin emra të hebrenjve, diçka që Z. Mason tani beson se është një çelës për identitetin e babait të vërtetë.

Ajo pranoi se e kishte tradhtuar me një burrë gjatë martesës 20-vjeçare.

55-vjeçari i pasur bashkë-themelues i faqes së internetit MoneySupermarket.com zbuloi nga analizat e ADN-së se fëmijët nuk ishin të tij. Familja e z. Mason është shkatërruar dhe fëmijët janë të dëshpëruar.

Për shkak të betejës së fundit ligjore në përpjekjet e tij për të marrë dëmshpërblim, dy nga djemtë e tij thyen kontakt me të.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY