E lë njëra e merr tjetra, kush janë VIP-et shqiptare që kanë...

E lë njëra e merr tjetra, kush janë VIP-et shqiptare që kanë pasur të njëjtin të dashur

246
0
Shares

Personazhet VIP përgjithësisht kërkojnë që edhe lidhjet e tyre të dashurisë t’i kërkojnë në të njëjtin “territor”, duke bërë që shpesh të kalojnë nga njëri tek tjetri.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me një pjesë të mirë të VIP-ave tonë. Me histori të vjetra apo ende në vazhdim, ja cilat janë 16 vajzat e famshme shqiptare që kanë pasur të njëjtin të dashur.

1- Dafina Zeqiri, Krenar Çoçaj, Luana Vjollca

Lidhja me biznesmenin e famshëm Krenar Çoçaj ka qenë lidhja e parë publike për Dafina Zeqirin.

Por dyshja i dha fund marrëdhënies vite më parë dhe prej të paktën dy vitesh, Çoçaj është në krah të moderatores Luana Vjollca, lidhje ende e pakonfirmuar prej çiftit.

2- Zanfina Ismajli, Faton Shoshi, Era Istrefi

Pas një lidhjeje të gjatë, këngëtarja Zanfina Ismaili dhe menaxheri i njohur Faton Shoshi i dhanë fund lidhjes, por vijojnë të mbajnë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin.

Sakaq, Fatoni është përfolur sërish vitet e fundit për historinë e tij me Era Istrefin, lidhje e cila gjithashtu mori fund.

3- Samanta Karavella, Kreshnik Kasneci, Luana Vjollca

Një lidhje që nuk zgjati më shumë se një vit ajo e Samanta Karavellës dhe biznesmenit nga Tirana, Kreshnik Kasneci. Por vetëm pak pas ndarjes nga këngëtarja, në vitin 2013, Kasneci përfundoi në krahët e Luana Vjollcës, e cila vetëm pak kohë më parë i kishte dhënë fund lidhjes me këngëtarin Adrian Gaxha. Megjithatë, lidhja mes tyre nuk u konfirmua kurrë dhe nuk dihet sa ka zgjatur.

4- Roza Lati, Stine, Ronela Hajati

Për pesë vite me radhë, Roza Lati dhe Stine kanë jetuar historinë e tyre të dashurisë, e cila përfundoi për arsye ende të paditura.

Por pas ndarjes nga Roza, Stine nisi një romancë me një tjetër vajzë të famshme, këngëtaren Ronela Hajati. Megjithatë, thuhet se lidhja e tyre zgjati pak dhe që dyshja që prej ndarjes, ndërpreu çdo kontakt, ndryshe nga ç’ndodhi mes Stines dhe Rozës.

5- Dafina Zeqiri, Ledri Vula, Angela Martini

Lidhja mes Dafina Zeqirit dhe Ledri Vulës ka qenë padyshim një ndër më të komentuarat në mediat rozë. Megjithatë, rezultoi se në jetën private, dyshja nuk ishte aq e suksesshme sa në atë profesionale ndaj dhe i dhanë fund marrëdhënies.

Që prej ndarjes, Ledri ka pasur disa histori të tjera, ndër të cilat edhe një me modelen Angela Martini. Gjithçka u kuptua nga klipi i Ledrit me titull “100 probleme” ku reperi dhe modelja përfshihen në disa skena përvëluese. Por pavarësisht nxehtësisë, as kjo lidhje nuk zgjati shumë.

6- Liberta Spahiu, Getoar Selimi, Marina Vjollca

Ndonëse nuk u pranua kurrë publikisht, lidhja e Liberta Spahiut me Getoar Selimin ka qenë një ndër më të komentuarat në mediat rozë, lidhja e cila përfundoi në vitin 2014 për shkaqe xhelozie, siç ka pohuar vetë moderatorja.

Megjithatë, historia me Libertën duket se i ka sjellë fat Getoarit, pasi vetëm pak kohë më pas, ai nisi historinë me Marina Vjollcën, e cila sot është dhe bashkëshortja e tij.

7- Anxhelina Hadërgjonaj, Fatmir Hysebelliu, Angela Martini

Për ato vite që ishin bashkë, Anxhelina Hadërgjonaj dhe Fatmir Hysebelliu ishin vazhdimisht në faqet e mediave rozë. Por lidhja e tyre e gjatë mori fund në vitin 2016, kohë kur Hysenbelliu u përfol për lidhjen e tij me modelen Angela Martini. Dyshja u pa disa herë së bashku në club-e e restorante, por lidhja e tyre nuk u pranua kurrë. Vetë Anxhelina ka deklaruar se Angela nuk ka ndikuar aspak në ndarjen e saj nga Fatmiri, ndërkohë që për jetët e tyre private nuk dihet më asgjë. /JOQ ALBANIA

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY