Gruaja e pavetëdijshme prej 10 vjetësh sjell në jetë një fëmijë

Gruaja e pavetëdijshme prej 10 vjetësh sjell në jetë një fëmijë

128
0
Shares

Një grua e cila ka qenë në një gjendje kome prej 10 vitesh, thuhet se ka lindur një fëmijë muajin e kaluar.  Kjo ka sjellë dyshime të forta se ka të bëjë me një abuzim seksual. Ngjarja ka ndodhur në qëndrën e  infermierisë në zonën e Phoenix.

Foshnja ka lindur më 29 dhjetor dhe është në gjendje të mirë.  Gruaja thuhet  se është një paciente në Hacienda Healthcare në Phoenix. Burimi i njohur me situatën i tha AZ Family se “asnjë prej stafit nuk ishte në dijeni se ajo ishte shtatzënë derisa lindi’.

“Nga ajo që bëhet me dije, mësohet se ajo ka rënkuar dhe ka qarë teksa po lindte fëmijën dhe infermierët nuk e dinin se çfarë po ndodhte’ thonë burimet.

Burimi i tha AZ Familjes se pacientja kishte nevojë për kujdes të vazhdueshëm dhe se shumë njerëz kishin qasje në dhomën e saj.Dyshohet se gruan e kanë përdhunuar, duke qënë se shumë njerëz e vizitonin dhomën e saj.

Qendra shendetsore  ka ndryshuar protokollin pas lindjes së 29 dhjetorit. Stafi i meshkujve që duan të hyjnë në dhomën e gruas duhet të jenë të shoqëruar me një femër.

Autoritetet po hetojnë objektin për abuzim seksual të mundshëm, raportoi AZ Family. Nuk u dhanë detaje të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY