Pamjet e shtëpisë në Surrel, deputeti: Rama me lekët e shqiptarëve do...

Pamjet e shtëpisë në Surrel, deputeti: Rama me lekët e shqiptarëve do luks, me të vetat jo

452
0
Shares

Mbrëmjen e djeshme, në emisionin ‘Xing me Ermalin’ u dhanë disa pamje nga vila e kryeministrit Edi Rama në Surrel. Nëse ishte e përzgjedhur që më parë apo jo kjo mbetet për t’u diskutuar, por referuar pamjeve, Kryeministri tregoi se jetonte jo në luks, por mes betonit. Ndoshta kjo sërish është një përpjekje e tij për të ‘mposhtur’ sulmet që i janë bërë për luksin brenda në vilë.

Nga ana tjetër, Kryeministri nuk i qëndroi fjalës së thënë dikur përballë një studenti, teksa ai e pyeti ku i gjeti lekët me të cilat bëri vilën. Rama këtë herë tha se është merita e Lindës, gruas së tij, që ata kanë atë shtëpi, se të ishte për të do të jetonte në një apartament të thjeshtë. Sipas tij, ai kurrë nuk ka thënë që me lekët e emigracionit ka ndërtuar vilën, duke e hedhur poshtë deklaratën e thënë vetëm disa javë më parë.

Një reagim ka dhe deputeti i PD, Bardh Spahia, i cili vë në pah, faktin që është vështirë të besohet Kryeministri.

Sipas tij, Rama nuk e kursen luksin duke e bërë me lekët e shqiptarëve.

Reagimi i deputetit:

Cilin Edi Ramë të besojmë? Makthi i studentëve e përndjek edhe në ëndërr, e sidomos pyetja: Si e bëre shtëpinë në Surrel? Aq shumë e përndjek sa i “hapi“ sarajet, për t’i treguar shqiptarëve se kryeministri bëka një jetë murgu, vetëm me mure betoni!!!! Por i njëjti Edi Ramë tregon me mburrje zyrën e tij, në videoprezantimin për ekspozitat jashtë vendit. Luks në pajisje e arredim, deri tek letra e personalizuar nëpër mure. Dmth me lekët e shqiptarëve do luks, kurse me “të vetat“ jo? Fantazi shterpë dhe e mjerë! I ka mbetur vetëm talenti si klloun. 
#KryeministerBajat

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY