Temperatura të ulëta dhe prezencë të akullit, akset rrugore që kalohen vetëm...

Temperatura të ulëta dhe prezencë të akullit, akset rrugore që kalohen vetëm me zinxhirë

105
0
Shares

Temperaturat e ulëta vazhdojnë ende të mbërthejnë vendin tonë, teksa ka prezencë të akullit që përbën dhe rrezik për qarkullimin e automjeteve në akset rrugore.

ARRSH dhe ditën e sotme ka dhënë informacion për mediat, lidhur me situatën në akset kryesore rrugore dhe në cilat ka nevojë për përdorim të zinxhirëve.

Rekomandohet të kalohen me zinxhir rrugët: Qafë Qarri-Ersekë; Kot-Sevaster; Erind-Çajup; Ura e Cerenecit-Sterblevë-Lunik; pjesërisht Boboshticë-Dardhë.

Njoftimi i plotë:

Në të gjitha akset kryesore të vendit nuk ka pasur probleme me qarkullimin e mjeteve, pavarësisht reshjeve të borës dhe temperaturave shumë të ulëta.
Kontraktorët e mirëmbajtjes kanë punuar gjatë gjithë natës duke pastruar dhe trajtuar me kripë rrugët, kujdes i veçantë është treguar në zonat me prezencë akulli.

Rekomandohet të kalohen me zinxhir rrugët: Qafë Qarri-Ersekë; Kot-Sevaster; Erind-Çajup; Ura e Cerenecit-Sterblevë-Lunik; pjesërisht Boboshticë-Dardhë.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. Të vendosin zinxhir në akset që përmendëm më sipër, të respektojnë udhëzimet e Policisë së Qarkullimit Rrugor, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY