Meta e nis me Lindita Nikollën, dekreton shkarkimin e saj

Meta e nis me Lindita Nikollën, dekreton shkarkimin e saj

102
0
Shares

Menjëherë pas depozitimit të propozimeve të Kryeministrit Edi Rama dhe për largimin e ministrave ekzistuesë, presidenti Ilir Meta ka nisur me shkarkimet, duke e filluar ministren Lindita Nikolla.

Mësohet se kreu i shtetit ka dekretuar shkarkimin e saj.

DEKRET PËR SHKARKIM MINISTRI

Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, nr. 6166 prot., datë 31.12.2018, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr. 11 prot., datë 04.01.2019,

Dekretoj:

 Neni 1

Zonja Lindita Nikolla, ministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, shkarkohet nga kjo detyrë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Vazhdon dhe me dekretimet e shkarkimit të ministrave të tjerë

Presidenti Meta dekreton shkarkimin e Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Niko Peleshi

DEKRET PËR SHKARKIM MINISTRI

Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, nr. 6170 prot., datë 31.12.2018, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr. 13 prot., datë 04.01.2019,

Dekretoj:

Neni 1

Zoti Niko Peleshi, ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, shkarkohet nga kjo detyrë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Presidenti Meta dekreton shkarkimin e Ministres së Kulturës, znj. Mirela Kumbaro Furxhi

DEKRET PËR SHKARKIM MINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, nr. 6165 prot., datë 31.12.2018, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr. 12 prot., datë 04.01.2019,

Dekretoj:

Neni 1

Zonja Mirela Kumbaro Furxhi, ministër i Kulturës, shkarkohet nga kjo detyrë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Presidenti Meta dekreton shkarkimin e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë, z. Arben Ahmetaj

D E K R E T
PËR
SHKARKIM MINISTRI

Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, nr. 6163 prot., datë 31.12.2018, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr. 9 prot., datë 04.01.2019,

Dekretoj:

 

Neni 1

Zoti Arben Ahmetaj, ministër i Financave dhe Ekonomisë, shkarkohet nga kjo detyrë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Presidenti Meta dekreton shkarkimin e Zëvendëskryeministres, znj. Senida Mesi

D E K R E T
PËR
SHKARKIM ZËVENDËSKRYEMINISTRI

Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, nr. 6164 prot., datë 31.12.2018, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr. 7 prot., datë 04.01.2019,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zonja Senida Mesi, Zëvendëskryeministër, shkarkohet nga kjo detyrë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Presidenti Meta dekreton shkarkimin e Ministres së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, znj. Sonila Qato

DEKRET PËR SHKARKIM MINISTRI

Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, nr. 6168 prot., datë 31.12.2018, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr. 14 prot., datë 04.01.2019,

Dekretoj:

Neni 1

Zonja Sonila Qato, ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, shkarkohet nga kjo detyrë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY