Ndryshimet në qeveri, Rama dërgon emrat e ministrave tek Meta

Ndryshimet në qeveri, Rama dërgon emrat e ministrave tek Meta

155
0
Shares

Propozimet e Kryeministrit Edi Rama kanë mbërritur në Presidencë ditën e djeshme, në pritje të dekretimit.

Presidenti Ilir Meta ka një javë kohë për të dekretuar 8 ministrat e rinj si dhe zëvendëskryeministrin.

Ju kujtojmë dhe njëherë ndryshimet e propozuara:

1. Besa Shahini në vend të Lindita Nikollës

2. Anila Denaj në vend të Arben Ahmetaj
3. Genti Caka në vend të Ditmir Bushatit
4. Bledi Çuçi në vend të Niko Peleshit
5. Elva Margariti në vend të Mirela Kumbaros

6. Eduard Shalsi në vend të Sonila Qatos
7. Elisa Spiropali, Ministre për Marrëdhënie me Parlamentin
8. Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë në vend të Damian Gjiknurit
9. Erion Braçe zv/kryeministër i ri në vend te Senida Mesit

Ndryshimet e Ramës janë pritur me reagime të shumta, ku nuk kanë munguar kritika si dhe nga ata që e cilësuan lëvizjen e radhës të Ramës, për të shpëtuar veten.

Shumë janë shprehur skeptikë për emërimin e tyre, pasi nuk kanë përvojën e duhur në drejtimin e këtyre institucioneve me peshë.Shumë i kanë kërkuar Kryeministrit të japë sqarime për emrat e propozuar nga Kosova, sidomos të Genti Cakës ndërsa të tjerë i kanë bërë thirrje Metës të mos i dekretojë disa prej tyre pasi kanë shkelje.

Të presim në vijim se cili do të jetë vendimi i presidentit për emrat e rinj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY