Probleme serioze me shëndetin, Maradona shtrohet në spital

Probleme serioze me shëndetin, Maradona shtrohet në spital

145
0
Shares

Legjenda e Argjentinës Diego Maradona përfundoi në spital mbrëmjen e djeshme pas gjakderdhjes të brendshme në stomak.

Vajza e tij njoftoi se mëngjesin e sotëm, ai ka lënë spitalin.  58-vjeçari kishte një mjekim rutinë në vendin e tij kur mjekët zbuluan problemin.

Megjithatë, familja e tij tha se diagnoza nuk ishte serioze.

“Për ata që u shqetësuan shumë për babin tim, mund t’ju them se ai është mirë”, tha vajza e tij Dalma.

Agjencia e lajmeve Reuters më vonë raportoi se Maradona ishte larguar nga spitali.

Maradona, i cili kryesoi Argjentinën në fitoren e Kupës së Botës më 1986, është trajner i skuadrës së dytë të meksikanit Dorados de Sinaloa.

Ai u sëmur gjatë fitores së Argjentinës ndaj Nigerisë në Kupën e Botës në Rusi, por më vonë tha se ishte “mirë”.

Maradona disa herë ka shfaqur probleme me shëndetin. Pikërisht më 4 Janar, 2000, kampioni argjentinas ishte viktimë e mbidozës së kokainës dhe u shtrua në gjendje kome në klinikën e Cantegril në Punta del Este, Uruguaj, ku ndodhej për të kaluar festën e fundvitit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY