Dimër i acartë, temperaturat arrijnë deri në -13 gradë celsius

Dimër i acartë, temperaturat arrijnë deri në -13 gradë celsius

133
0
Shares

Shqipëria dy ditëve të fundit është karakterizuar nga temperatura të ulëta, të cilat kanë sjellë reshje bore dhe ngrica të shumta në disa akse. Mësohet se disa fshatra janë bllokuar nga sasia e madhe e borës, ku vetëm në Korçë, në zonat e Dardhës apo fshatrave rrotull, trashësia ka arritur 70 cm dhe temperaturat gjatë natës shkuan -15°C.

Kujtojmë që 58-vjeçari i cili u gjet i pajetë në rrugë, dyshohet se humbi jetën për shkak të të ftohtit.

Ndërkohë, orët e para të ditës së sotme do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira në të gjithë territorin. Më të dukshme do të jenë në veri dhe jug të vendit, të cilat do të gjenerojnë dhe reshje të pakta dëbore.

Pasditja dhe mbrëmja mbeten në të njëjtat kushte atmosferike ku kthjellimet dhe vranësirat mbeten prezent në të gjithë vendin.

Sipas IGJEUM,  temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: -1 / 5 °C
në vendet e ulëta: -2 / 5 °C
në vendet malore: -13 / -3 °C

Era do fryjë mesatare në tokë deri e fortë në det me shpejtësi 45-50 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 4-5 ballë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY