Gruaja merr tre vajzat dhe largohet nga shtëpia, bashkëshorti: I pëlqen jeta...

Gruaja merr tre vajzat dhe largohet nga shtëpia, bashkëshorti: I pëlqen jeta e Tiranës, por…

274
0
Shares

Kjo është historia e Albert Shehut dhe Lorenca Bajramit, të cilët u martuan në 14 tetor të vitit 2004. Sot, midis tyre gjithcka ka përfunduar, ndonëse zyrtarisht ende konsiderohen bashkëshortë. Krisja e kësaj lidhjeje fillon me kërkesën e Lorencës për të jetuar në Tiranë.

Albert Shehu dhe Lorenca Bajrami u martuan më 14 tetor të vitit 2004. Pas 2 vitesh vjen në jetë vajza e tyre e parë Erika. Një vit më pas vjen në jetë dhe vajza e dytë me emrin Megi. Cifti jetonte në Roskovec të Fierit kur Lorenca i kërkon Albertit të shkonin të jetonin në Tiranë, atje ku ishin dhe dy motrat e saj, Oliverta dhe Viki, të cilat kishin kryer studimet e larta dhe kishin filluar punë në një call center.

Alberti habitet nga kjo kërkesë e cuditshme e Lorencës, ndërsa kjo e fundit pa dijeninë e të shoqit, duke lënë vajzat, niset vetëm për në Tiranë në vitin 2012. Fillon t’i pëlqejë jeta e Tiranës dhe pavarësisht kërkesës së Albertit për t’u rikthyer në vendin e lindjes, Lorenca nuk pranon. Pasi kaluan rreth 3 muaj, Alberti i kërkon përsëri Lorencës kësaj here të kthehej për hatër të 2 vajzave të tyre. Lorenca vendos që pas kësaj kërkese nga i shoqi të rikthehet në shtëpi për të vazhduar jetën e saj me Albertin.

Në vitin 2013 vjen në jetë Uendi, vajza e tretë. Sikur të mos mjaftonte pas afro 5 viteve, në janar të vitit 2018-të Lorenca nisi  përsëri nga pretendimet e saj të mëparshme. Me arsyen se nuk kishin ekonomi të mirë dhe se motrat e saj, kunatat e Albertit jetonin në Tiranë, shumë mirë Lorenca nuk e shikonte të ardhmen e saj në Roskovec. Ajo i thotë Albertit se kërkonte të largohej me vajzat në kryeqytet, kurse Alberti përvec habitjes nuk kishte asnjë shpjegim tjetër për bashkëshorten.

Muajt kalonin dhe debatet në familjen Shehu vijonin të ishin më të forta. Lorenca komunikon me vajzat dhe vendos të iki në Tiranë bashkë me to. Datën e 22 qershorit Lorenca largohet nga shtëpia bashkë me tre vajzat duke i thënë vjehrrës së saj që do të ikte tek motra, kurse Albertit, pasi e përcolli për në punë, i dërgon një sms ku i sqaron: “Une po iki, shiko jetën tënde dhe çupat i mora të 3-ja, s’ke më punë me mua”

Alberti kthehet në mbrëmje në shtëpi dhe merr në telefon babain e Lorencës. Takohet me të dhe flasin duke i sqaruar të gjitha situatat. Pasi mëson gjithcka, i ati i Lorencës niset drejt Tiranës për të folur më të bijën. Ajo nuk pranon në mënyrë kategorike të kthehej tek bashkëshorti, Alberti. Ky i fundi bën denoncim në policinë e Roskovecit. Cifti nuk ka bërë ende zgjidhje në martesë.

Alberti ndodhet në studion e emisionit “Pa gjurmë”, duke kërkuar ndihmë për një ndërmjetësim, pasi dëshiron të ribashkohet me familjen e tij, bashkëshorten dhe tre vajzat e tyre të cilat ndodhen në Tiranë.

“Marrëdhëniet kanë qenë shumë të mira. Erdhi ne jetë Erika në 2006-ën. Pas tre vitesh lindi goca e dytë, Megi. Me Lorencën nuk kemi pasur probleme, kam punuar me aq mundësi sa kisha për të mbajtur familjen. Në 2012-ën ajo filloi jo po do iki, nuk rri. Iku, erdhi këtu në Tiranë te motrat. Megjithë thirrjet e mia, erdhi në Tiranë. Vajzat i mori me vete dhe jetoi këtu në Tiranë me dy motrat e saj. Pas tre muajsh qëndrimi në Tiranë, gjetëm gjuhën, ajo u rikthye në Roskovec. Pas rikthimit nga Tirana, në fund të 2012-ës lindi vajza e tretë.

Në janar 2018 iku sërish. Më coi një SMS ku më thoshte se kishte ikur dhe se unë duhej të shikoja jetën time. Donte gjithmonë të largohej vetëm me vajzat dhe u largua. E kam takuar këtu në Tiranë bashkë me tre gocat dhe i kam kërkuar të ribashkohemi. Më ka thënë jo. Për herë të fundit i kam takuar para një muaji”, rrëfeu Alberti për moderatoren Odeta Dume.

Në pjesën e dytë të emisionit “Pa gjurmë”, Lorenca është vendosur në kontakt me Albertin përmes një lidhjeje telefonike. Ajo bëri të qartë se nuk do të ribashkohej më me të dhe madje e akuzoi Albertin edhe për dhunë fizike e psikologjike.

“Albert, ti e di shumë mirë përse kam ikur. Ika sepse nuk e mbante dot familjen e tij me bukë. Edhe atë pak rrogë që merrte, na e nxirrte prej hundësh. Ai nuk arrinte t’i siguronte vajzave ushqim, libra, asgjë. Nuk më linte as të punoja, më mbante të mbyllur në shtëpi”, u shpreh ajo për moderatoren e emisionit.

Lorenca u shkëput nga lidhja telefonike, duke i premtuar moderatores se do të konfrontohej me Albertin në studion e emisionit “Pa gjurmë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY