ALARMI: Një tjetër grekofon po përgatitet për sulm kamikaz si Kostandin Kacifas

ALARMI: Një tjetër grekofon po përgatitet për sulm kamikaz si Kostandin Kacifas

312
0
Shares

Historiani Arben Llalla ngre alarmin duke thënë se persona të tjerë të minoritetit grek në Shqipëri po përgatiten për sulme të ngjashme me armë si ngjarja e rëndë e Bularatit ku mbeti i vrarë Kostandin Kacifa.

Llalla në një përgjigje për ministrin e Jashtëm grek, e akuzon atë se është shteti fqinj që financon të tillë persona për të kryer provokime ndaj shqiptarëve.

Sipas Llallës, organizata terroriste MAVI, përgjegjëse për masakrën e Peshkëpisë në Gjirokastër ku 7 persona të armatosur hynë nga Greqia në territorin shqiptar në 10 prill të 1994-ës, dhe vranë në befasi ushtarin Arsen Gjini dhe kapitenin Fatmir Shehu, janë aktivizuar sërish, raporton newsbomb.al.

Ai poston një foto në Facebook ku duket një person që ka fotografuar bluzën me mbishkrimin MAVI dhe një armë automatike mbi të.

Ja çfarë shkruan Llalla në rrjetet sociale:

Ministri plotësues i Jashtëm i Greqise, Jorgos Katrougalos, rideklaron të njëjtën fjali prej kaq kohësh për marrëdhëniet greko-shqiptare që na janë ftohur pas vrashes së terroristit grekofon Kostandinos Kacifas. Ne i themi Jorgos Katrougalos se mund të kemi Kacifën 2, 3, e me radhë, sepse është Greqia dhe sigurimi grekë që nxit të rinjtë grekofon që të provokojnë Shqipërinë dhe shqiptarët. I themi Ministri plotësues i Jashtëm i Greqise, Jorgos Katrougalos, se një tjetër i ri grekofon rreth 35 vjeç nga Dropulli po përgatitet psikologjikisht që të dali kamikaz si Kacifas, është edhe një tjetër rreth 65 vjeç grekofon që dëshiron fatin e Kacifas. Si do tja bëjmë tani për këta të çmendur dropullit që frymëzohen nga nazistët e Agimit të Artë? Kjo bluze tregon riaktivizimin e organizatës terroriste greke MAVI. Personi dihet tashmë, nga çorapet…Greqia çfarë bënë për t’i ndalur këta grekofon të çemendur që vijnë tek shtëpia jonë shqiptare dhe kërkojnë t’na çnderojnë? Kacifas 2 është gati rreth 35 vjeç, por edhe RENEA duhet të jetë gati…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY