Skandali/ Futbollisti i kombëtares angleze konsumon drogë në banjo, zihet “mat”

Skandali/ Futbollisti i kombëtares angleze konsumon drogë në banjo, zihet “mat”

141
0
Shares
Soccer Football - International Friendly - Netherlands vs England - Johan Cruijff Arena, Amsterdam, Netherlands - March 23, 2018 England’s Harry Maguire and Jamie Vardy after the match REUTERS/Michael Kooren

Skandal në futbollin anglez.

Sipas asaj që shkruan media britanike “The Sun”, një futbollist i kombëtares së “Tre Luanëve” është pikasur duke konsumuar kokainë në banjon e një klubi nate, duke shtuar dyshimet se në Premier League përdoren lëndë të palejueshme.

Duke iu referuar kësaj të përditshmeje, ngjarja ka ndodhur në një festë të zhvilluar në prag të festës së Krishtlindjeve, teksa futbollisti është parë nga shokët e ekipit duke thithur kokainë. Lajmi është mbajtur i fshehtë tek drejtuesit, të cilët me të parë gjendjen e futbollistit e kanë dërguar në shtëpi me një taksi, duke dyshuar se ai është i dehur nga konsumimi i shumtë i alkolit.

Megjithatë, i fshehtë mbetet edhe emri i futbollistit, i cili pritet të përballet me dy vite pezullim nga aktivitetet futbollistike, dënim i cili jepet nga FA për çdo futbollist që përdorur një drogë të klasit A.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY