Shqiptari dhe greku burgosen për drogë në Angli vetëm pak ditë pas...

Shqiptari dhe greku burgosen për drogë në Angli vetëm pak ditë pas mbërritjes

343
0
Shares

Një dyshe e fermerëve të kanabisit u arrestuan gjatë një bastisje policore vetëm disa ditë pas mbërritjes në Derbyshire.

Ntenis Pteritai me origjinë greke dhe emigranti i paligjshëm shqiptar Mariglen Skendaj u kapën në një banesë ku prodhohej kanabisit.

Në total, 140 bimë të klasës B të drogës, me vlerë deri në 7,000 paund, u gjetën në një dhomë papafingo, e cila ishte përshtatur posaçërisht për rritjen e saj.

Tani, dyshja është dënuar me një total prej pothuajse 4 vite burg për rritjen e drogës.

Gjyqtari Jonathan Bennett i gjykatës Derbyut, tha: “Dy prej jush u arrestuan më 16 nëntor, kur një banesë mbi një dyqan ku jetonit për një kohë të shkurtër është bastisur nga policia. Ishit duke e përdorur për rritjen e kanabisit dhe unë do ta përshkruaja atë si një fabrikë të vogël”.

“Dy dhoma në papafingo ishin përshtatur për rritjen e kanabisit dhe një numër i konsiderueshëm i bimëve – rreth 140 – u gjetën aty”.

Policia bastisi banesën në Skelë Lane, Chesterfield, rreth orës 10 të mëngjesit më 16 nëntor, ku Petritai, 23 vjeç dhe Skendaj, 36 vjeç ishin brenda saj.

Ndërsa 23 vjeçari rezervoi të jepte komente, shqiptar pranoi para oficerëve se kishte ardhur javë më parë në mënyrë të paligjshme nga Shqipëria për në Londër.

Ai u tha oficerëve se nuk kishte para dhe u njoh me një njeri që e çoi në Derbyshire dhe e vendosi në atë banesë.

Të dy burrat u deklaruan fajtorë për një akuzë të prodhimit të kanabisit.

Petritai u burgos për dy vjet, ndërsa shqiptari për 22 muaj pasi pranoi akuzën kur u arrestua.

Pas periudhës së dënimit, ata mund të dëbohen megjithëse vendimi përfundimtar do t’i kalonte Sekretarit të Shtetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY