Hakerat shënjestrojnë qeverinë gjermane, publikohen në internet qindra të dhëna

Hakerat shënjestrojnë qeverinë gjermane, publikohen në internet qindra të dhëna

97
0
Shares

Të dhënat personale dhe dokumentet e qindra politikanëve dhe figurave publike në Gjermani janë ekspozuar në internet, tha të premten një zëdhënëse e qeverisë.

Martina Fietz u tha gazetarëve se janë prekur ligjbërësit gjermanë në të gjitha nivelet, përfshirë këtu parlamentin gjerman dhe politikanët lokalë.

Të dhënat të cilat janë bërë publike tani, përfshinin detajet e kartës së kreditit, numrat e telefonit dhe adresat e emailit.

Fietz tha se nuk ishte publikuar asnjë informacion personal nga zyra e Kancelares gjermane, por tha se qeveria “po e merrte këtë ngjarje shumë seriozisht.”

“Autoritetet po punojnë në mënyrë të shpejtë për të përcaktuar shkallën dhe sfondin e incidentit dhe për të ofruar ndihmë për ata që janë prekur”, tha Fietz në një konferencë shtypi të premten.

Dyshimet janë të forta se sulmi është kryer nga shërbime sekrete të huaja, edhe pse hetuesit gjermane ende nuk kanë përcaktuar qartë se nga mund të jenë kryer. Ajo që bie në sy është se politikanët dhe gazetarët e mediave shtetërore si ARD e ZDF mbështesin politikat liberale, çka ngre dyshimet se hakerët mund të jenë mbështetës të rrymave të djathta radikale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY