Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili shkruan me shqetësim për situatën e vështirë në të cilën ndodhen shqiptarët.
Sipas tij, Shqipëria është në varfëri, dhe e vetmja gjë që marrin shqiptarët nga qeveria , është propaganda.
REAGIMI I PLOTË
Varferia po djeg Shqiperine dhe qeveria krihet!!
Shqiperia eshte ne varferi te hidhur dhe kete e shohin te gjithe.
Qeveria i genjen prape ata,nderkohe qe vetem tre dite perpara shqiptaret provuan vitin e ri me te varfer te tyre.
Tregjet tregonin qarte se edhe pse cmimet ishin shume te ulta qytetaret nuk blenin dot.
Renia e konsumeve eshte e forte dhe e qarte.
Po miliardat e koncesioneve,qe FMN insiston te pasqyrohet ne Borxhin Publik pse e fshehin?
Po mosrealizimet e te ardhurave ne kurriz te kujt bijen?
Po mijra biznese qe mbyllen?
Po qindra mijra shqiptare pse largohen ne emigracion si asnje popull ne Europe?
Me kete propagande komuniste do vazhdojne keta,si dikur qe hanim me tollon dhe qeveria deklaronte se socializmi dhe sukseset e tij marshonin perpara.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/