VIDEO/Kryemadhi thirrje gjimnazistëve: Bashkohuni me studentët në protestë

VIDEO/Kryemadhi thirrje gjimnazistëve: Bashkohuni me studentët në protestë

104
0
Shares

Monika Kryemadhi, Kryetarja e LSI, ka zhvilluar sot një takim me gjimnazistët e kryeqytetit dhe strukturat e LRI në gjimnaze, ku në fokus të këtij takimi kanë qenë problematikat në fushën e arsimit.

Duke theksuar se arsimi është kryesor, Kryemadhi nuk e fshehu kënaqësinë që ndjeu kur maturantët iu bashkuan studentëve në 11 Dhjetor.

”Jam shumë krenare për pjesëmarrjen tuaj në protestën që keni bërë ditën e martë në datë 11 dhjetor, kur të gjitha gjimnazet e Tiranës mbyllën dyert dhe u bashkuan me studentët. Dhe kjo është një nga momentet më të veçanta, tha ajo.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi ka patur dhe propozime.

Ajo që mendoj unë se është shumë e rëndësishme në këtë takim të strukturave drejtuese të gjimnazeve të Tiranës, ne mendojmë që është shumë e rëndësishme që pak nga pak të hartohet një rezolutë, nuk është e thënë se vulën e kujt forumi rinor do të ketë, por një rezolutë ku kërkesat e maturantëve dhe gjimnazistëve janë shumë të qarta, nuk janë kërkesa partiake”u shpreh Kryemadhi.

Kryemadhi kërkoi dhe përfshirjen e maturantëve në protestën e studentëve. Ajo kërkoi që ata të jenë të bashkuar.

”Mesazhi i studentëve ka qenë shumë i qartë: Të bashkuar kemi për të fituar! Po u bashkuan edhe gjimnazistët në protestën e studentëve që në thelb të saj është vazhdimësi e juaja, sepse vitin tjetër pjesa më e madhe e juaja do të jenë studentë, kjo do të jetë një nga fitoret më të mëdha që ka arritur rinia shqiptare, duke lënë 100 hapa mbrapa politikën shqiptare, e cila ka nevojë për ndërgjegjësimin tuaj që për hir të së vërtetës, është ndërgjegjësimi që fëmijët i bëjnë prindërve të tyre” tha ndër të tjera ajo.

Bashkëbisedim për problematikat e gjimnazisteve në shkolla

Bashkëbisedim për problematikat e gjimnazistëve në shkolla!

Publiée par Monika Kryemadhi sur Vendredi 4 janvier 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY