Lleshaj bën ndryshimet e para në Policinë e Shtetit, ja emërimet e...

Lleshaj bën ndryshimet e para në Policinë e Shtetit, ja emërimet e reja

216
0
Shares

Zëvendësministri i Brendshëm Besfort Lamallari dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, gjatë një takimi paraditen e sotme me drejtuesit qendrorë të Policisë së Shtetit, kanë bërë të ditur dhe  dy urdhrat e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Në urdhërat thuhet se drejtues i Lartë Tonin Vocaj, ish drejtor i policisë Tiranë, emërohet Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe Drejtues i Lartë Eduart Merkaj emërohet Drejtor i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në  Policinë e Shtetit.

Tonin Vocaj është ish-drejtor i Policisë së Tiranës.

Këto janë ndryshimet e para që Lleshaj ka ndërmarrë që prej marrjes së postit të ministrit të brendshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY