Debati i 31 Dhjetorit në shtëpi, çfarë i tha Angjelika të atit...

Debati i 31 Dhjetorit në shtëpi, çfarë i tha Angjelika të atit para se ta vriste

227
0
Shares

Mediat greke vazhdojnë ende të shkruajnë për vrasjen makabre të 28-vjeçares shqiptare Angjelika Petro nga babai i saj.

Mediat zbulojnë detaje të reja duke nisur që me konfliktet e hershme e deri tek debati i 31 Dhjetorit.

Debvati i Vitit të Ri

Babë e bijë po hanin sëbashku në shtëpi natën e vitit të Ri. Një telefonatë nga i dashuri afgan mendohet se ishte shkaku që Aleko Petro u acarua dhe humbi kontrollin. Aty ka nisur një debat i madh mes të dyve, i cili përfundoi deri në perleshje.

Mësohet se i dashuri afgan ka dëgjuar një pjesë të konfliktit mes të atit dhe të bijës. Mësohet se i dashuri afgan i Anxhelinës i kishte humbur prindërit e tij në luftë dhe ishte birësuar nga një familje greke. Vajza ishte hedhur nga dritarja dhe kishte tentuar që të bridhte me vrap në mënyrë që të shpëtonte prej të atit.

Por i ati e ndoqi me vrap me shufrën e hekurit në dorë, e kapi në kopsht, ku i dha goditjet fatale dhe në të njëjtin vend e varrosi. Kamerat rreth shtëpisë tregonin qenin e Angelinës që shkonte vazhdimisht në vendin ku ishte varrosur vajza, dhe kthehej sërish në shtëpi, madje ishte ai që drejtoi policët pikërisht aty.

Çfarë tha i ati i 28 vjeçares para policëve:

Babai vrasës, pas arrestimit, u mbrojt duke thënë se kurrë nuk kishte ngritur dorë mbi vajzën e tij në të kaluarën.  Aleko Petro, i njohur si Bardhyl Guri në Berat, i tha vetë me gojën e tij  edhe fjalët e fundit, që i tha Anxhelina, ndërkohë që po vdiste nga goditjet e tij me shufër:  

“Babi, po largohem, të dua shumë, vazhdo të më godasësh”… 

Vajza u qëllua nga i ati 7 herë me shufër hekuri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY