U mbyt në liqen, familjarët gjejnë trupin e pajetë të peshkatarit nga...

U mbyt në liqen, familjarët gjejnë trupin e pajetë të peshkatarit nga Pogradeci

161
0
Shares

Kanë qënë dallgët e forta të liqenit ato që kanë nxjerrë trupin e pajetë të peshkatarit i cili u mbyt në liqenin e Pogradecit.

Polumbarët kanë kërkuar për disa ditë rresht, që prej datës 31 Dhjetor kur familjarët e denoncuan si të humbur.

Gëzim Seitllari kishte dalë për peshkim, ndërsa familjaret e tij kishin humbur kontaktet me të disa orë më pas. Fillimisht u gjet varka e tij bosh. Trupi i peshkatarit Gëzim Seitllari u pikas nga familjarët sot, të cilët kishin dalë me varkë duke kërkuar trupin e të ndjerit.

Dallgët e liqenit mendohet të kenë qenë shkaku i çarjes se varkës se tij, pasi ato ditë ka patur mjaft dallge në liqen.

Gezim Seitllari nga Mëmlishti nuk ishte peshkatar i lincesuar, por dilte herë pas here për të peshkuar për shkak të kushteve të vështira ekonomike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY