FOTO/7 Janari po afron, studentët rikthehen me protesta

FOTO/7 Janari po afron, studentët rikthehen me protesta

131
0
Shares

Studentët premtuan se do të vijojnë me protestën e tyre dhe në Janar.

Dhjetori që lamë pas padyshim ishte muaji i revoltës studentore, energjisë rinore dhe këmbënguljes së tyre për t’iu dëgjuar zëri. Ajo që mund të themi është se studentët ishin tërmeti i fortë që tronditi themelet e qeverisë, aq sa kryeministri Rama e pranoi vetë se goditjen më të madhe ia dhanë studentët. Ndryshimet në qeveri i sollën studentët, ndonëse ata kërkuan dhe kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave.

Kryeministri Edi Rama prezantoi një pakt të ri të cilën studentët e quajtën ‘shmangie përgjegjësie’ dhe i cili sipas tyre nuk përmbushte kërkesat kryesore.

Së fundmi, në rrjetet sociale kemi vënë re që ka filluar organizimi për datën 7 Janar.

Studentët kanë shpërndarë postera informues dhe mesazhe të ndryshme për tu mbledhur tek Kryeministria sërish në datën 7 Janar.

Referuar posterave të tyre, studentët do të mblidhen pranë universiteteve përkatëse në orën 09.30 dhe në orën 10.00 do të nisë marshimi drejt kryeministrisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY