Deputeti: Rama të sqarojë emërimin e Ministrit të Jashtëm, veçanërisht qëllimin e...

Deputeti: Rama të sqarojë emërimin e Ministrit të Jashtëm, veçanërisht qëllimin e tij

97
0
Shares

Një tjetër reagim ka deputeti i PD, Tritan Shehu, lidhur me emërimet në qeverinë Rama, me zëvendësimin e ministrave.

Sipas Shehut, kandidaturat e reja përbëjnë një ‘shaka’ kakofonike, e cila nuk i sjell përmirësim krizës në vend.

Shehu i kërkon kryeministrit të shpjegojë emërimin e ministrit të Jashtëm dhe veçanërisht qëllimin e atij emërimi.

REAGIMI I PLOTË

Mos dekretimi nga Presidenti Meta i ministrave te rinj, duke filluar nga Ministri i Jashtem, do te ishte i bazuar. Kandidaturat e reja per ne Qeveri perbejne nje “shaka” kakofonike, qe nuk premton permiresim te krizes ku eshte futur vendi, perkundrazi…

Emerimi kryeministror, se pari i Ministrit te Jashtem, detyre qe lidhet me ceshtje te sigurise kombetare, integrimit, stabilitetit te Rajonit, ruajtjes se terresise teritoriale te kombit, maredhenieve me NATO-n etj, perben se paku aventurizem politik i maskuar ky me nje ”nacionalizem” grotesk. Kryeministri duhet te qartesoje vecanerisht qellimin e atij emerimi (qe po shqeteson edhe miqte tane), origjinen e propozimit te asaj kandidature, mundesine e nje korelacioni me disa procese te rrezikeshme, etj. E kunderta, ulja e nivelit te argumentave deri tek sasia e librave te lexuara, qe me kujton Distinktivin “Miku i Vogel i Librit”, flet per mungese serioziteti, qe vecse shton paqartesite. Nqs ne shqiptaret nuk do te dime te prezantohemi dhe te mbrojme me dinjitet e besueshmeri interesat tona, apo akoma me keq nqs ne do te pranojme qe disa “argate a pupace” ne “shqip” dhe ne emrin tone t’i servirin partnereve obsionet e kunderta e te “gatuara” gjetke, e ardhmja nuk na premton asgje te mire.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY