Pogradec, rinisin kërkimet për peshkatarin e mbytur në liqen

Pogradec, rinisin kërkimet për peshkatarin e mbytur në liqen

143
0
Shares

Polumbarët kanë nisur sot kërkimet për peshkatarin, Gëzim Seitllarin, i cili rezulton i zhdukur. Dyshimet janë se 53 vjeçari është mbytur në liqenin e Pogradecit.

Kërkimet po vijojnë vetëm me varka në breg të liqenit dhe nuk po vijojnë kërkime nën ujë për shkak të motit. 53 vjeçari ka dalë që në datën 31 për të peshkuar në orët e para të mëngjesit dhe nuk është kthyer më.

Dallgët e liqenit mendohet të kenë qenë shkaku i çarjes se varkës se tij, pasi ato ditë ka patur mjaft dallge në liqen. Familjaret e alarmuar prej vonesës së tij kanë dalë rreth orës 09:30 të mëngjesit të 31 dhjetorit për ta kërkuar.

Gezim Seitllari nga Mëmlishti nuk ishte peshkatar i lincesuar, por dilte herë pas here për të peshkuar për shkak të kushteve të vështira ekonomike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY