Krimi në Ballsh, fqinjët tregojnë tmerrin: Fëmijët bërtisnin ‘çfarë i ke bërë...

Krimi në Ballsh, fqinjët tregojnë tmerrin: Fëmijët bërtisnin ‘çfarë i ke bërë mamit’

155
0
Shares

Detaje të tjera mësohen nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Ballsh, ditën e djeshme, ku Gazment Musta vrau me thikë bashkëshorten e tij dhe kunatën.

Sipas dëshmive të fqinjeve, familja nuk njihej për konflikte dhe probleme. Mes tyre nuk ishte dëgjuar të kishte sherre, dhe gëzonin respektin e të gjithëve. Fqinjët tregojnë se burri mbante gjithë familjen me të ardhurat që sillte nga Greqia.

Një prej fqinjëve ka treguar momentin pas krimit makabër, kur kanë parë Mustën të dilte nga shtëpia me dy fëmijët e mitur.

Sipas tyre, fëmijët bërtisnin çfarë i ke bërë mamit.

E njohim si një familje të respektueshme, të ardhurat e vetme kishin emigracionin. Ne i kemi parë të shkojmë mirë me njëri tjetrin. E pashë që kishte marrë fëmijët në krahë. Fëmijët bërtisnin “çfarë i ke bërë mamit”. Pas vrasjes kishte djalin në krahë e vajzën përdore. Ngjarja na ka tronditur shumë”, thonë fqinjët.

Musta i është drejtuar gruas së tij me fjalët: Jam unë burri këtu! Ai në dëshminë e policisë deklaroi se debati kishte lindur nga kërkesa e gruas për të shkuar tek prindërit e saj, gjë të cilën ai se ka toleruar, për shkak se nuk shkonte mirë me vjehrrin dhe vjehrrën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY