Fund i vitit 2018 jo i mirë për Inva Mulën, pëson hemoragji...

Fund i vitit 2018 jo i mirë për Inva Mulën, pëson hemoragji cerebrale

343
0
Shares

Nuk është mbyllur dhe aq mirë viti 2018 për soprano e famshme shqiptare Inva Mula.

Një aktivitet i ngjeshur artistik i fundvitit duket se e ka lodhur shumë sopranon, e cila, sipas burimeve spitalore, ka kaluar përpara datës 1 janar të paktën 3 ditë në një spital privat në Tiranë.

Inva Mula është shtruar me urgjencë për shkak të një ishemie cerebrale, por jo shumë e rëndë. Sopranoja, siç informojnë burimet, ka qëndruar në spital vetëm tre ditë, por në datën 1 janar ka qenë pranë familjarëve dhe jo në ambiente spitalore, pasi e ka kaluar më së miri situatën.

Në fakt, sipas asaj që përshkruhet në rrjetet sociale, në datën 31 dhjetor, në faqen e saj është postuar një foto e Invës me urimin për një vit të mbarë për të gjithë shqiptarët. Duhet evidentuar se foto nuk është bërë në 31 dhjetor, por pak ditë më parë gjatë një albumi që Inva ka bërë për revistën Who.

Tashmë, siç informojnë miqtë pranë saj, Inva Mula është në gjendje të mirë shendetësore, edhe pse mjekët i kanë dhënë një regjim pa lodhje./newsbomb/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY