Reshjet e dëborës, ja akset rrugore ku duhet të kaloni me zinxhirë

Reshjet e dëborës, ja akset rrugore ku duhet të kaloni me zinxhirë

126
0
Shares

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacione lidhur me  gjendjen e akseve rrugore në të gjithë vendin pas reshjeve të borës gjatë mbrëmjes së djeshme.

Sipas ARRSH, në të gjitha akset kryesore të vendit që ka pasur reshje bore janë marrë të gjitha masat e nevojshme dhe  është bërë kriposja dhe pastrimi i rrugës nga bora.

Rrugët që rekomandohet që kalimi të bëhet me zinxhir janë:

Qarku i Korçës (Boboshticë-Dardhë, Korçë Voskopojë, Korçë-Ersekë, Liqenas-Doganë Goricë), Qarku i Kukësit (Lusen-Domej).

Në Rajonin Verior Shkodër: Reshje bore ka pasur në Qarqet Kukës, Dibër dhe Shkodër. Në akset e Tropojës ka reshje të dobëta bore.

Në akset e Dibrës, Kuben-Vasie, vazhdon puna për pastrimin dhe kriposjen.

Në aksin Ura e Cerenecit-Stebleve, bore arrin trashësinë 15 cm. Po punohet me fadroma për pastrimin dhe kriposjen. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë.

Në akset e Kukësit, Kukës-Bushtricë, Kukës-Ura e Zapodit, po punohet për pastrim dhe kriposje. Qarkullimi kryhet pa probleme.

Në Rajonin Qendror Tiranë. Në akset e dajtit ka reshje të pakta bore dhe prezencë akulli.
Në segmentet fundore të Qafë Priskë-Qafë Mollë, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve. Në aksin Librazhd-Stebleve, në segmentin fundor të tij në Lunik – Stebleve, ka rresh 15 cm borë. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë.

Në Rajonin Jugor Gjirokastër: reshejt e rëna gjatë natës, kanë bërë që edhe pas punës së kontraktorëve për pastrimin dhe kriposje, akset e Qarkut të Korçës të qarkullohen me zinxhirë.

ARRSH këshillon që përdoruesit e rrugës të tregohen të kujdesshëm, të respektojnë udhëzimet e Policisë së Qarkullimit Rrugor, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, të përdorin gomat e dimrit dhe zinxhirë në rrugët për të cilat njoftuam që qarkullimi kryhet me zinxhirë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY