Shpëtoi dhjetëra jetë njerëzish nga flakët, shqiptari hero merr shtetësinë greke

Shpëtoi dhjetëra jetë njerëzish nga flakët, shqiptari hero merr shtetësinë greke

159
0
Shares

Një emigrant shqiptar dhe dy egjyptianë kanë marrë sot nënshtetësinë greke në shenjë respekti nga autoritetet greke për shërbime të shquara në ndihmë të shoqërisë dhe kombit grek.

Bëhet fjalë për shqiptarin Gani Xhaka 35 vjeç dhe dy egjyptianët Emad EL Kahim 50 vjeç dhe Mohamed Ibrahim Musa 46 vjeç, të cilët natën e 23 korrikut 2018 me varkat e tyre shpëtuan dhjetra jetë njerëzish në zonën e Nea Makrit që u përfshirë nga një zjarr.

Zona e Matit në Atiki më 23 korrik 2018 u përfshi nga një zjarr i tmershëm si pasojë e të cilit u dogjën zona të tëra dhe humbën jetën 100 vetë.

Disa prej tyre duke mos patur rrugë tjetër natën e 23 Korrik u detyruan të hidhen në det.

Në këto çaste vjen edhe ndihma e tre peshkatarëve, të cilët me varkat e tyre morën shumë njerëz nga zona e Nea Makrit dhe e çonin në portin e Rafinës.

Për sakrificën e tyre që vunë edhe jetën në rrezik për të kërkuar mes ujërave natën e 23 Korrik foli edhe kryeministri grek Alexis Tsipras në një vizitë të tij në zonën e djegur vetëm disa ditë pas zjarrit.

Të mërkurën në një ceremoni në Pallatin Presidencial të tre peshkatarët kanë marrë edhe zyrtarisht nënshtetësinë greke të firmosur nga Presidenti grek Prokopi Pavlopulos.

Në ceremoni të tre emigrantët janë shoqëruar nga Ministri i Brendshëm grekë Aleksi Harici dhe eurodeputetja e Syriza Kuneva.

Gjatë dhënies së nënshtetësisë Presidenti grek theksoi se:

“Greqia dhe kombi grek njohin shpirtin dhe vlerat dhe jo nënshtetësinë. Greqia që ju mirëpret është Greqia e humanizmit dhe solidaritetit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY