FOTO/ Detaje për dy shqiptarët e arratisur nga burgu në Athinë

FOTO/ Detaje për dy shqiptarët e arratisur nga burgu në Athinë

218
0
Shares

Mediat greke kanë publikuar fotot e dy shqiptarëve të cilët u arratisën nga burgu i sigurisë së lartë në Koridhalo të Athinës. Mediat greke bëjnë me dije se dy shqiptarët e arratisur janë Elvis Pepa dhe Leonard Pepa ( në foto).

BalkanWeb ka mësuar detaje të reja për dy shqiptarët që u arratisën nga burgu në Greqi gjatë mbrëmjes së djeshme. Leonard Pepa nga Elbasani dyshohet se ka kryer 13 vjedhje dhe 3 grabitje, ndërsa po në qytetin e tij rezulton i dënuar për veprën penale të vjedhjes në bashkëpunim.

Gjithashtu Leonard Pepa shtatë vite më parë është arrestuar në Igumenicë me një sasi të madhe droge prej 244 kg kanabis. Ai ka përfunduar në burg në shtetin fqinj me 30 tetor 2017.

Ndërsa i arratisuri tjetër, Elvis Pepa, 31 vjec, nga Elbasani me banim ne Kavos të Korfuzit është arrestuar me 7 korrik të 2018.  Dy shqiptarët e arratisur nga burgu gjatë mbrëmjes së djeshme  nuk kanë lidhje gjaku me njëri-tjetrin.

 Ata ishin dënuar për vjedhje dhe grabitje ndaj të moshuarve. Dy shqiptarët janë arratisur mbrëmë në darkë por sot në mëngjes është vënë re mungesa e tyre.

Shqiptarët vuanin dënimin në sektorin D të burgut. Sipas policisë greke shqiptarët kanë prerë hekurat e dritares, kanë dalë në “zonën e vdekur” dhe janë varur me litarë në pjesën e jashtme të murit të burgut duke arritur të arratisen.

Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e tyre ndërsa hetimet i ka marre përsipër Ministria greke e Drejtësisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY