VIDEO/ Vijon protesta, banorët e ‘Astir’-it “i vënë flakën” Unazës së Re

VIDEO/ Vijon protesta, banorët e ‘Astir’-it “i vënë flakën” Unazës së Re

175
0
Shares

Banorët e “Astir”-it kanë vijuar sërish sot protestën e tyre në ditën  e 60-të të saj. Ata kanë zgjedhur të protestojnë me djegie gomash mbrëmjen e sotme. Ata shprehen të vendosur në kauzën e tyre, ndërsa sot u kanë vënë flakëve disa gomave duke mos lejuar qarkullimin e automjeteve. Po ashtu si ditët e tjera, banorët në kor brohorasin kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama.

Si çdo pasdite ata bllokuan rrugën tek Unaza e Re, duke kërkuar anulimin e projektit për Unazën e Madhe. Banorët që tashmë nuk kërkojnë vetëm dëmshpërblim në vlerë 100% të banesës apo biznesit të prekur nga projekti i Unazës së Madhe, por anulimin e plotë të këtij projekti.

Zona u mbulua nga tymi dhe flaka nga djegia e gomave teksa në mbështetje të tyre ishin dhe deputetë të Partisë Demokratike.

Unaza e Bashkuar ka per te fituar , vijon protesta ne diten 60..!! #burgperhajdutet

Publiée par Mbeshtetje banoreve te "Unazes se Re" sur Mercredi 2 janvier 2019

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY