Ardi Veliu: Për herë të parë nuk janë hedhur më kapsolla nga...

Ardi Veliu: Për herë të parë nuk janë hedhur më kapsolla nga qytetarët

235
0
Shares

Në natën e ndërrimit të viteve, drejtori i  Policisë së Shtetit,  Ardi Veliu ka inspektuar shërbimet e policisë në kryeqytet  nga ku deklaroi se nata e ndërrimit të viteve ka kaluar pa probleme.

Gjatë një prononcimi për mediat Drejtori i Përgjithshëm Veliu ka thënë se  në të gjitha sheshet janë hedhur fishekëzjarrë në mënyrë të organizuar dhe është për tu vlerësuar fakti se si rezultat i masave të marra pothuaj është zeruar hedhja e kapsollave.

Drejtor Veliu ka uruar gjithë punonjësit e policisë të cilët natën e ndërrimit të viteve e kaluan në punë dhe vijojnë të jenë në shërbim, por edhe gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit si dhe qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin që ata i japin Policisë së Shtetit.

Më pas Drejtori i Përgjithshëm i shoqëruar nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Kastriot Skënderaj dhe Zëvendësdrejtori për Rendin i DVP Tiranë Dhimitraq Ziu, kanë vizituar Sallën Operative të DVP Tiranë si dhe shërbimet e Policisë me shërbim tek “Ish Blloku”.

Në të gjithë vendin si rezultat i hedhjes së fishekëzjarreve janë lënduar lehtë pa probleme për jetën dy shtetas, një shtetas në Tiranë dhe një shtetas në Korçë.

Për herë të parë në sheshin Skënderbej nuk janë hedhur më kapsolla nga qytetarët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY