Humb jetën 43- vjeçari në spitalin e Fierit, familjarët denoncojnë mjekun

Humb jetën 43- vjeçari në spitalin e Fierit, familjarët denoncojnë mjekun

163
0
Shares

Familjarët e një 43- vjeçari nga Fieri po kërkojnë ndëshkimin e mjekëve që sipas tyre e lanë pacientin të vdiste për shkak të mosdhënies së ndihmës së duhur.

Besnik Ramaj nga lagjja 1 Maj në Fier, humbi jetën disa ditë më parë në ambulancë. Ai po dërgohej drejt kryeqytetit, pasi kishte qëndruar në spital gjatë natës

Babai i të ndjerit, Bajram Rama: Neve nuk kemi asnjë lloj dokumenti, por nisemi nga kohëzgjatja që është mbajtur në spital, për mendimin tonë nuk i është dhënë ndihma e duhur.

Rasti është bërë publik vetëm pasi familjarët kërkuan avokat për të bërë kallëzim penal. Ishte avokati Kujtim Cakrani që denoncoi rastin si neglizhencë të mjekëve, ndërsa drejtoria e spitalit të Fierit pretendon se mjekët nuk kanë neglizhuar në mjekimin e 43 vjeçarit.

E ëma Drita Ramaj: E çuam në një të natës dhe në mëngjes e nisi doktori për në Tiranë, se e kërkuam ne. Tani ne nuk kërkojmë gjë tjetër, kërkojmë vetëm drejtësi. Të zbardhet e vërteta.

Shkaku i vdekjes mbetet i paqartë. Nga njëra anë familjarët tregojnë se i ndjeri shkoi në spital me shqetësime në frymëmarrje dhe djersë të ftohta rreth orës 1 të mëngjesit kurse mjekët pretendojnë se 43- vjeçari kishte rënë nga lartësia. Kallëzimi penal i regjistruar në prokurori nëpërmjet shqyrtimit të kartelës mjekësore pritet të zbardhë shkakun e vdekjes /AbcNews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY