Rama u mburr për qeverisje të mirë, Paloka i numëron ‘skandalet’

Rama u mburr për qeverisje të mirë, Paloka i numëron ‘skandalet’

108
0
Shares

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka komentuar daljen e fundit të kryeministrit Edi Rama në një konferencë ditën e sotme, në mbyllje të vitit 2018.

Paloka është ndalur tek deklarata e Kryeministrit, i cili u shpreh se ka qënë qeverisja më e mirë gjatë këtyre  viteve.

Paloka rendit të gjitha arsyet pse nuk qëndron kjo deklaratë e Ramës, duke përmendur të gjitha ‘njollat’ e zeza që lanë ministrat e Ramës.

REAGIMI I PLOTË

Tragjikomike te degjosh dhe sot kreun e bandes se rilindjes t’u flase shqiptareve per nje realitet qe ekziston vetem ne manualin e propagandes se tij.

Prej 5 vjetesh drejton qeverine me te inkriminuar dhe te korruptuar te 29 viteve te fundit, por shqiptareve u flet per siguri dhe ndershmeri.

“Ministri me i mire ne historine e puneve te brendshme” Saimir Tahiri eshte sot nen hetim per trafik droge.

“Personaliteti me i shquar ne fushen e drejtesise” Fatmir Xhafaj sot eshte i damkosur si ministri i brendshem qe mbrojti trafikun e droges te te vellait, te denuar per te njejten gje ne Itali.

“Kryetari me i mire i Bashkise ne histori” Vangjush Dako u kap ne pergjimet e prokurorise ne shitblerje votash me krimin e organizuar.

“Ministri me i mire i jashtem qe ka pasur vendi” Ditmir Bushati mbahet mend per lidhjet me banden kriminale te Bajrajve.

“Ministrat me te suksesshem” Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj u certifikuan si hajdute profesioniste me megaskandalin e Unazes se Madhe dhe nen hetim per krimin e shitblerjes e votave.

Erjon Veliaj e ka kthyer Tiranen ne lavartricen e pastrimit te parave te krimit dhe droges.

350 trafikante e kriminele te faktuar punesoi Edi Rama ne 5 vjet ne parlament dhe qeverisjen vendore.

Sot 290 mije qytetare ushqehen vetem nje here ne dite.

Kryeministri i krimit dhe oligarkeve, njesoj si mbreti me rrobat e padukshme, u thote shqiptareve se ai ka qeverisur shume mire, pavaresisht se ata as nuk e shohin, as nuk e prekin suksesin e kryeministrit lakuriq.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY