VIDEO/Kryemadhi bën bilancin: 2018-ta do të mbahet mend si viti i protestave

VIDEO/Kryemadhi bën bilancin: 2018-ta do të mbahet mend si viti i protestave

90
0
Shares

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka mbajtur  konferencën e fundit për shtyp për këtë vit.

Nga selia e LSI, Kryemadhi ka bërë dhe një bilanc të qeverisjes së Kryeministrit Rama si dhe të gjithë pasojave që solli kjo qeverisje.

Kryemadhi tha se  viti 2018 do të mbahet mend si viti ku dështuan negociatat për në BE, si dhe për protestat. Ajo theksoi se 2018-ta nisi me protestën e opozitës, dhe përfundoi me protestën e diasporës.

Sigurisht që viti 2018 do të mbahet mend si viti i protestave që nisi me protestën e opozitës dhe vazhdoi më tutje me protestën e naftëtarëve, me protestën e minatorëve, të biznesit të vogël. Protesta e studenteve solli shpresën e shqiptarëve, tha ajo.

Mes të tjerash Kryemadhi tha se ky ishte viti i skandaleve por edhe si viti i varfërisë.

Kryemadhi tha se kjo qeveri rriti kostot e jetesës qytetarëve të thjeshtë duke u  rritur çmimin e ujit dhe taksat e tjera.

Viti 2018 do të mbahet mend si viti i korrupsionit, vendeve jo të lira të punës, varfërisë, largimit të të rinjve dhe vjedhjeve.

Një Shqipëri pa Edi Ramën, do të jetë një Shqipëri e çliruar nga krimi, ashtu si shqiponja që fluturon në qiellin shqiptar”, -tha Kryemadhi në fund të fjalës.

Konferencë për shtyp nga selia e LSI-së

Konferencë për shtyp nga selia e LSI-së

Publiée par Monika Kryemadhi sur Lundi 31 décembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY