VIDEO/Rama mburr ministrat e rinj: Braçes i merrni të keqen, për ju...

VIDEO/Rama mburr ministrat e rinj: Braçes i merrni të keqen, për ju jeton 2 mijë vjet

169
0
Shares

Kryeministri Edi Rama po mban konferencën e fundit për këtë vit, teksa ka folur për gjithë vitin që lamë pas.

Kryeministri që në fillim të fjalës së tij, thotë se Shqipëria ka ekonomi të mirë dhe  se shqiptarët jetojnë sot më mirë se sa dje.

Edi Rama ka folur dhe njëherë për ndryshimet në disa nga ministritë kryesore.

Rama kurrsesi nuk hedh poshtë emërimet e reja, duke i lartësuar dhe vlerësuar ministrat e rinj.

‘ Unë e di që ministrat e rinj janë më me eksperiencë sesa ata që u larguan, kur ishin në ditën e parë të qeverisë. Askush prej tyre nuk vjen thjesht nga bankat e opozitës apo politikës, por nga eksperienca të mirëfillta pune.  Kam besim që puna do të tregoj dobinë e gjithë këtyre zgjedhjeve. Në çdo rast ata këshilltarët publik do të bënin punën e tyre po të ishin ‘politikë’ do thoshin; ‘ku janë ata që janë pa parti’. Ata që janë zgjedhur për qeverinë e re, janë njerëz që kanë kapacitete të mëdha, por sens përkatësie ndaj vizionit dhe programit”, tha Rama.

Rama foli dhe për Erion Braçen duke mohuar zërat se ai e kishte emëruar në krahë të tij që të gjithë të jenë dakord me të.

”Është një e njëqinda sepse ne jemi një familje që diskuton dhe kundërshtohemi me njëri-tjetrin. E bëjmë dallimin midis qëllimit të përbashkët. Me Erion Braçen na bashkon vizioni por në momente kemi kundërshtime. Dua t’u them gjithë atyre që më kanë kërkuar arsye dhe argumente për ta goditur, se Erion Braçes i merrni të keqes të gjithë. Për ju, Erion Braçe rron 2 mijë vjet, unë një mijë, tha Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/543472232786129/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY