Varfëria në Shqipëri, Vasili: Qeveria barkplotë nuk do t’ia dijë për popullin...

Varfëria në Shqipëri, Vasili: Qeveria barkplotë nuk do t’ia dijë për popullin barkbosh

102
0
Shares

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, referuar shifrave për varfërinë në vend, bën me faj qeverinë e cila sipas tij ka lënë pas dore këtë kategori të njerëzve.

Sipas Vasilit, qeveria është nën akuzë nga varfëria dhe nga qytetarët të cilët e vuajnë atë.

Vasili thotë se qeveria barkplotë nuk do tia dijë për popullin barkbosh.

REAGIMI I PLOTË

40% te shqiptareve në varferi të rënde,qeveria barkplotë qesh me popullin barkbosh.

Asgje tjetër më qartë se varfëria nuk tregon se çfarë ka bërë një qeveri për njerëzit.
Varfëria në Shqipëri është ulur këmbëkryq në 40% te popullsisë.
Qeveria është nën akuzë nga varferia dhe nga qytetarët të cilet e vuajnë në mënyrë të tmerrshme atë.
Shifrat që Banka Boterore jep për varfërinë do të kishin detyruar çdo qeveri të largohej për shkak të fajit social shumë të madh që rendonte mbi të.
Qeveria e dhembshur ndaj oligarkeve, që ju përgjysmon atyre tatimin mbi fitimin nga 15% në 8%, për të varfërit është e egër, e shurdher dhe e pandjeshme.
Faktet janë keto:

“Në Shqipëri 1,1 përqind të popullsisë jeton me më pak se 1,90 dollarë në ditë. Sipas Bankës Botërore 31,3 përqind e popullsisë në Shqipëri jeton me më pak se 5,5 dollarë në ditë. Më shumë se jetojnë në varfëri ekstreme, kjo pjesë e popullsisë lufton të përmbushë kërkesat bazë të jetës si banesa, shëndeti, edukimi dhe aksesi në ujë dhe kanalizime. 7,7 përqind e popullsisë jeton me 3,10 dollarë në ditë.
Përveç urisë dhe mungesës së ushqimit të mjaftueshëm, varfëria është edhe akses i limituar nëñ edukim dhe shërbime të tjera bazë, është diskriminim social dhe mungesë pjesëmarrjeje në vendimmarrje”.

Ndaj koha per te reaguar eshte sot sepse qeveria barkplote nuk do te dije asfare per popullin barkbosh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY