Pas Tiranës edhe Roma ndalon fishekzjarrët për Vitin e Ri

Pas Tiranës edhe Roma ndalon fishekzjarrët për Vitin e Ri

149
0
Shares

Edhe kryeqyteti italian Romë ka vendosur të ndalojë përdorimin e fishekzjarrëve  në natën e ndërrimit të viteve.

Kryetarja e Bashkisë së Romës Virginia Raggi ka firmosur këtë pasdite urdhëresën e ndalimit të hedhjes së fishekzjarrëve, kapsollave, materialeve shpërthyese e lojërave piroteknike nga ora 00.01 e 31 dhjetorit deri në ora 24 të datës 1 janar 2019 në të gjithë territorin e qytetit të Romës.

Kryebashkiakja ka motivuar këtë vendim me shpjegimin se “është detyrë e bashkisë të garantoj sigurinë e të mbroje jetën e qytetarëve sidomos gjatë eventeve festive të organizuara në natën e fundvitit”.

“Siç dëshmon dhe eksperienca e viteve të shkuara, thuhet në këtë urdhëresë, shpërthimi i fishekzjarrëve e lojërat piroteknike kanë shkaktuar aksidente sidomos në vendet e tejmbushur me njerëz e në prani të minorenëve duke shtuar dhe efektet negative që këto shpërthime shkaktojnë tek kafshët.”

“Uroj, -shkruan kryetarja e bashkisë së Romës, – që të gjithë banorët e të gjithë turistët që kanë vendosur të kalojnë natën e fundvitit në Romë, të festojmë ardhjen e vitit të Ri në një mbrëmje të qetë e argëtuese.”

Gjatë orëve të fundit policia italiane e Napolit ka sekuestruar 2.3 tonë fishekzjarrë të paligjshme. Në pranga janë vënë 3 persona e 5 të tjerë janë denoncuar.

Analizimi i materialeve piroteknike ka vërtetuar rrezikshmërinë e tyre të lartë për shkak të substancave kimike të përdorura gjatë fabrikimit të tyre.

Ndërsa në qytetin e Torinos Guardia di Finanza ka sekuestruar rreth 230 mijë fishekzjarrë ilegale dhe ka zbuluar 5 magazina klandestine të depozitimit të tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY