LAJMI I FUNDIT/ Kishin dalë për peshkim, mbyten dy persona në Pogradec

LAJMI I FUNDIT/ Kishin dalë për peshkim, mbyten dy persona në Pogradec

124
0
Shares

Dy persona rezultojnë se janë mbytur në Pogradec, teksa kishin dalë për peshkim.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në rezervuarin e fshatit Bradomirë, ku shtetasi Arben Pupa 50 vjeç dhe Z.K, 56 vjeç kishin dalë për të peshkuar, por nuk u kthyen më.

“50-vjeçari banues në fshatin Bletas të Pogradecit është gjetur dhe është nxjerrë nga uji prej banorëve të fshatit dhe shërbimeve të Policisë. Ndërkohë për shtetasin Z.K, 56 vjeç, banues në fshatin Bradomirë, po vijojnë kërkimet si  dhe pritet ardhja e polumbarëve, për të bërë të mundur gjetjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY