Protestuesit nxjerrin ‘dëftesën e lirimit’, qeveria merr notën 4

Protestuesit nxjerrin ‘dëftesën e lirimit’, qeveria merr notën 4

100
0
Shares

Me notën 4, kështu është vlerësuar performanca e të gjithë ministrive dhe e gjithë kabinetit Rama.

Ka qënë protestuesit e ditës së sotme, të cilët nëpërmjet një pankartë, të quajtur dëftesa e lirimit, i ka vënë notë ngelëse qeverisë.

Protesta e Diasporës ishte protesta e fundit e këtij viti, e cila mbylli vargun e disa protestave të tjera që shpërthyen në të gjithë vendin.

Ishin studentët, të cilët i dhanë goditjen më të madhe qeverisë dhe vetë kryeministrit, i cili për të shpëtuar sërish, ndryshoi gjysmën e ministrave të tij, duke pretenduar se mund të ketë një shans të dytë për të rifituar besimin e tyre.

Studentët e kanë quajtur ‘shmangie’ përgjegjësie, ndërkohë që sërish do të kthehen me protesta në Janar, pasi pakti i propozuar para disa ditësh nga kryeministri, nuk përmbushte kërkesat e tyre.

Nuk ishin vetëm studentët, të cilën padyshim sollën ndryshimet drastike. Banorët e Unazës me protestën e tyre kundër projektit, vunë lëvizje ‘instanca’ të caktuara që të merrnin masa për të hetuar mbi këtë projekt, nga ku u zbulua se kompania që do të ndërtonte rrugën, kishte dokumenta të falsifikuara, dhe çështja kaloi në Prokurori.

Nga ana tjetër, janë dhe artistët të cilët kanë fituar disa beteja për të mos lejuar shembjen e teatrit Kombëtar. Vërtet mund të mos jenë lëvizje të mëdha, të cilat rrëzojnë direkt sisteme siç jemi mësuar, por janë shënje reflektimi të një shoqerie e cila nuk kërkon të flejë më gjumë./DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY